Partizan 0-1 Manchester United, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë të rinjtë e Djajve të Kuq

24 Tetor 2019

Manchester United është rikthyer te fitoret në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar në udhëtim te Partizani i Beogradit me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi francez Anthony Martial nga pika e bardhë.

Manchester United . (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Por lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte talenti anglez Brandon Williams.

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe McTominay, portieri Romero si dhe Harry Maguire.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për mbrojtësin vendas Miletic dhe portierin Stojkovic. /Telegrafi/

www.telegrafi.com