Partizani gati për Flamurtarin, Gega: Kush është Ngo’o?

Partizani gati për Flamurtarin, Gega: Kush është Ngo’o?

Partizani do të zbresë mbrëmjen e nesërme në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin. Një ndeshje delikate, sepse të dy ekipet duan tri pikët për të vijuar garimin më tej, një për kreun e një për Europën. Deri më tani kjo është tabloja që ofron kjo sfidë, mirëpo për trajnerin Skënder Gega nuk ka leverdi vetëm humbja.

Për ndeshjen e radhës ai duket se është optimist edhe pse në fushë nuk do të ketë kapitenin Hoxha, por i falet golave të Hebajt me kombëtaren Shpresa, duke menduar se nga këmbët e tij mund të vijë zgjidhja e kësaj ndeshjeje. “Është e drejtë që deri tani gjërat kanë shkuar mirë. Kur ka kaluar 30% e kampionatit, kemi marrë 31 pikë. Besoj se e gjithë sfida jonë është të vijojmë me këtë ritëm dhe të shkojmë sa më lart sa më të sigurt. Na pret një ndeshje shumë e fortë, ndaj një kundërshtari që ka histori të mirë dhe një nga klubet më të mira të futbollit shqiptar. Jemi përgatitur për një sfidë shumë të vështirë, por gjithçka do ia lëmë fushës”, u shpreh fillimisht tekniku i të kuqve.

“Pas golave të Hebajt është zbutur pak kërkesa e mesjave. Duhet të ndërhymë në merkato. E dimë se ku na dhemb. Ne jemi munduar që të marrim 100% nga çdo lojtar dhe të formojmë një skuadër që luan në grup. Kur të vijë momenti, nëse biem dakord me klubin për një projekt te ri por fazën e dytë, do të ndërhyjmë, megjithatë është diçka pozitive”, vijoi ai duke bërë cilësimet se ku duhet ndërhyrë në merkato, që padiskutim është sulmi pika nevralgjike.

Pak ditë më parë u trumbetua se shtatlarti i Tiranës Michael Ngo’o do të kalonte te “demat”, por trajneri e mohon momentalisht. “Nuk kam pasur asnjëherë interes. MË kanë pyetur dhe për Shkurtajn dhe thash që e njoh se e kam drejtuar dhe kam opinion pozitiv. Ai është lojtar shumë i gjatë dhe e pash për herë të parë kundër nesh. As klubi as unë nuk jemi ulur për këtë lojtar. Edhe për respekt të klubit ku është duhet lënë aty ku është. Nëse ne e shohim dhe bimë dakord dhe na nevojitet do të ndërhyjmë”.

Rezultati në Vlorë është i pranueshëm, sepse luhet ndaj një rivali të fortë, por humbja duket se nuk përmendet, ose nuk lejohet të përmendet nga tekniku. “Humbja nuk kënaq njeri. Çdo gjë tjetër të kënaq në futboll. Në Vlorë shkojmë për të fituar, ky është pikësynimi jonë. S’kemi rrugë tjetër. Jemi në një moment që duhet të marrim maksimumin. Nëse luajmë mirë dhe kemi dhe pak fat shpresoj që të fitojmë. Nëse nuk ndodh kështu kemi dhe 70% të kampionatit pa u konsumuar dhe do mundohemi të rikuperojmë në ndeshjet e tjera”. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.