Partizani gjen si kundërshtar “të burgosurin” e FIFA-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 14:33
Mbrojtësi shqiptar është për rekorde "Guinness"

Skuadra e Partizanit po luan miqësoren e parë kundër ekipit turk të Kasimpasa-s. Trajneri Sulejman Starova ka hedhur në fushë një formacion të improvizuar me Kalarin në të djathtë të mbrojtjes dhe Ibrahimin në qendër.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me rezultatin 0-0. “Demat” gjejnë si kundërshtar shqiptarin Loret Sadiku. Ai është pjesë e ekipit turk prej dy vitesh dhe është një ndër futbollistët lider të skuadrës, titullar absolut. 16 ndeshje në këtë fillim sezoni, 16 ndeshje si titullar.

Emri i mbrojtësit është i njohur në Shqipëri, pasi ka qenë pjesë e Kombëtares. 26-vjeçari ka një histori të veçantë, pasi ka luajtur me Shpresat e Suedisë, më pas u grumbullua me Shqipërinë e madhe. Sadiku refuzoi më pas ftesat e Shqipërisë në momentin që Kosova u pranua me të drejta të plota në FIFA. Ishte ky institucion që i hoqi të drejtën të përfaqësonte Kosovën, pasi kishte luajtur me dy kombëtare tashmë. /EDS/

HT/ Kasimpasa – Partizani 0-0

Kasimpasa: Eray, Popov, Youssef, Omeruo, Veysel, Ahmet, Sadiku,  Neyma YR, Trezeguet, Murillo,  Koita. Tr. Kermal Ozdes.

Partizani:  Hoxha, Kotobelli, Atanda, Ibrahimi, Kalari, Telushi, Batha, Asani, Trashi, Progni, Bardhi. Tr. Sulejman Starova.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike