Partizani kampion i padiskuteshëm, shifrat flasin për të kuqtë!

14 Maj 2019

Partizani u shpall kampion pas 26 vitesh mungesë duke e kurorëzuar pritjen e gjatë në mënyrën më perfekte të mundshme pas fitores 2-1 në derbin ndaj Tiranës. Të kuqtë po bëjnë një sezon të madh dhe këtë e tregojnë edhe shifrat, të cilat gjithmonë thonë të vërtetën, pasi për të dalë kampion, nevojitet gjithnjë matematika.

Me tre javë ende larg përfundimit zyrtar të kampionatit, të kuqtë e Skënder Gegës janë ekipi me më shumë fitore në kampionat dhe këtë rekord të sezonit do ta ruajnë edhe nëse humbasin 3 sfidat e radhës, pasi Partizani udhëheq me 20 fitore, ndërsa Kukësi i dyti, ndjek me 16 të tilla.
Gjithashtu, të kuqtë janë ekipi me më pak humbje në këtë kampionat, vetëm 5 të tilla në 33 javë. Ndjekin Teuta dhe Laçi me nga 8 humbje, ndërsa Kukësi ka regjistruar 10 disfata.

Partizani ka gjithashtu sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Në 33 javë, kryeqytetasit kanë shënuar 43 gola, më shumë se çdo ekip tjetër. Ndjek Kukësi me 38 gola, por aq sa Teuta dhe Tirana. Mbrojtja gjithashtu është pika tjetër e fortë e djemve të Gegës. 18 gola të pësuar në 33 javë, 6 më pak sesa Kukësi dhe Laçi. Golavarazhi me +25 gola tregon edhe njëherë supremacinë e kampionëve, pasi Kukësi, ekipi i dytë me golavarazhin në progresiv, është +14 gola.

Partizani ka pasur ecurinë më të mirë të grumbullimit të pikëve, 68 të tilla në 33 javë, ose 2.06 pikë për ndeshje. Ndjek Kukësi i vendit të dytë me një mesatare prej 1.6 pikësh për ndeshje. Gjithsesi, këto shifra do të lëvizin sërish deri në fund të kampionatit, pasi janë ende 270 minuta për t’u luajtur.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan