Partizani konfirmon dëmtimin e portierit Hoxha, ankth te të kuqtë

Alban Hoxha nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Luftëtarit. Portieri ka pësuar një dëmtim në kombëtare dhe u detyrua të mos udhëtonte me ekipin përfaqësues drejt Izraelit si pasojë e dëmtimit. Kapiteni menjëherë i është nënshtruar një kontrolli të specializuar mjekësor nën mbikqyrjen edhe të stafin mjekësor të Partizanit dhe ka marrë një lajm të mirë. Ndonëse përflitej për një dëmtim serioz, fatmirësisht analizat e rezonancës kanë konstatuar një dëmtim të ligamentit të gradës së parë. Stafi mjekësor i Partizanit garanton se Hoxha nuk ka asgje serioze dhe do t’i nënshtrohet për disa ditë një faze rekuperimi, për të qenë sa më shpejt i gatshëm në fushë.

Klubi i kuq nëpërmjet një komunikate për shtyp duke konfirmuar dëmtimin nuk jep një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë. Hoxha është një nga pikat më të forta të skuadrës, me “Demat e Kuq”, që kanë pësuar vetëm një gol në tetë ndeshje në kampionat. Gjithashtu rëndësia e tij është mjaft e madhe edhe në dhomën e zhveshjes, pasi është kapiteni dhe fjala e tij nuk diskutohet. E sigurt është se ai do të mungojë në dy ndeshjet e radhës të Partizanit, kundër Luftëtarit dhe Skënderbeut. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan