Partizani largon Dalipin, ja kush e zëvendëson elbasanasin

Zyrtarisht Klevis Dalipi nuk është më trajneri i Partizanit. Pasditen e sotme “Demat e Kuq”, kanë zbritur në fushë për të filluar përgatitjet për pjesëmarrjen në Europa League, por stërvitja është drejtuar nga Genc Mahmutaj. Mahmutaj është trajneri i ekipit të dytë, por duket se do ta drejtojë përkohësisht Partizanin, derisa drejtuesit të zgjedhin trajnerin e ri. Skënder Gega, Mladen Milinkoviç dhe kroati Tokiç, janë 3 kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e të kuqve. Milinkoviç vlerësohet maksimalisht nga të kuqtë, ndërsa la mbresa në Kategorinë Superiore gjatë edicionit 2016-2017 me ekipin e Luftëtarit, duke e renditur në vendet e para në klasifikim, një ekip që vinte nga një kategori inferiore. Puna e mirë e bërë me bluzinjtë bëri që ai të nënshkruante me Kukësin, por aty aventura e tij zgjati shumë pak. Serbi nuk arriti të përshtatet me grupin dhe aplikoi në ekip filozofinë e tij për lojën.

Ndërkohë kroati Tokiç kohët e fundit është lidhur me një afrim te “Demat e Kuq”. Ai ka një eksperiencë të konsiderueshme, teksa pak kohë më parë ka qenë edhe në kryeqytet për të ndjekur një ndeshje të Partizanit. Drejtuesit e shohin me interes kroatin, por akoma nuk kanë vendosur nëse ai është i duhuri për të drejtuar Partizanin drejt suksesit të madh. Sa i përket Gegës, i cili kohët e fundit ka punuar jashtë Shqipërisë, ai preferon një post si drejtor teknik, megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të vendosin drejtuesit. Nën presidencën e Gazment Demit, trajnerët asnjëherë nuk kanë patur jetëgjatësi teksa gjatë një sezoni minimalisht janë ndryshuar dy tre trajnerë. Dështimin për mosarritjen e objektivit te Partizani duket se ja faturojnë tërësisht trajnerit. Asnjë tekniku nuk i është besuar një projekt afatgjatë, edhe pse shpenzimet në merkato kanë qenë të mëdha. Madje të kuqtë janë një nga skuadrat që ndryshojnë më shumë si në merkaton e verës ashtu edhe në atë të janarit duke afruar shumë lojtarë.  /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan