Partizani largon polemikat, Gega mendon për Laçin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Shtator 2018 10:00
Të kuqtë në rrugë të mbarë

Partizani e nisi keq kampionatin, me një humbje 1-0 në Korçë, por që arriti të rikuperojë në dy sfidat e tjera në kampionat duke fituar për të qenë tashmë në kuotën e 6 pikëve pas dy fitoresh. Shtuar dhe fitoren kundër Tërbunit në Kupën e Shqipërisë, Gega ka “arkëtuar” tre fitore me të kuqtë.

Ndeshja e radhës është jo pak e vështirë, kundër Laçit në Laç ditën e diel në orën 15:45. Sfidë kjo që ka shumë interes nga të dyja palët. Bardhezinjtë nuk kanë humbur në asnjë nga tre takimet e para në kampionat, ndërsa në shtëpinë e tyre janë të pathyeshëm. Ndërkohë që Partizani ka të njëjtin objektiv, ku pritet që të jetë sulmues që nga minuta e parë.

Trajneri Skënder Gega e ka të qartë detyrën e tij, natyrisht që do të përdorë strategji për të mposhtur formacionin e Artan Mërgjyshit, megjithatë, kjo mbetet për t’u parë. Ajo që gëzon më tepër të kuqtë në këtë moment është janë gjendja fizike dhe harmonia brenda grupit. Duket sikur janë zhdukur klanet dhe tashmë drejton vetëm trajneri.

Demi – Sulmuesi Edgar Çani, i cili u largua pak javë më parë nga Partizani, polemizoi me të kuqtë nëpërmjet mediave duke treguar se ai ishte një vend i papërshtatshëm për të. Por, nuk ka munguar dhe reagimi i presidentit të të kuqve, i cili është shprehur se Çani përherë ka folur pa vetëdije, ndaj nuk ia merr për bazë ato që thotë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike