Partizani me 10 lojtarë i merr pikë Kastriotit, “asist” Tiranës

20 Prill 2019

Partizani kryesues kalon një pasdite të vështirë në Fushë-Krujë kundër Kastriotit, por pavarësisht gjithcckaje, të kuqtë e Gegës nuk dalin të thyer nga përballja e javës së 30-të të Kategorisë Superiore, duke shkëputur një barazim që më shumë u bën punë kryeqytetasve sesa krutanëve.

Në përballjen e zhvilluar në “Redi Maloku”, të gjitha emocionet janë rezervuar për në pjesën e dytë, kur në minutën e 55-të Emanuel Mensah do të shënonte golin e avantazhit për Partizanin. Gjithsesi krutanët do të barazojnë shumë shpejt, pasi 3 minuta më pas Shehu do të gjejë rrjetën për Kastriotin.

Ndeshja duket se merr tatëpjetën për Partizanin në minutën e 59-të, kur Lum Rexhepi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë të tijtë me 10 vetë. Kastrioti kërkon rrëmujshëm të gjejë golin e fitores në fund, siç bëri ndaj Skënderbeut e Kukësit, por Partizani reziston dhe në kohën shtesë shpërdoron me Cinarin golin e fitores.

Përfundon kështu 1-1, me Partizanin që ngjitet në kuotën e 61 pikëve, ndërsa Kastrioti shkon në 31 pikë dhe kompromenton shanset e tij për mbijetesë.

(BalkanWeb)

www.balkanweb.com