Partizani me probleme të mëdha, humbet miqësoren e parë

Partizani me probleme të mëdha, humbet miqësoren e parë

Skuadra e Partizanit e humbi ndeshjen e parë miqësore kundër Kasimpasa-s me rezultatin minimal 1-0. Të kuqtë rezistuan deri në minutën e 89-të, atëherë kur gjithçka u mendua se do të përfundonte në barazim, ishte Trezeguet që finalizoi një aksioni model të turqve.

Trajneri Sulejman Starova pati mundësinë të shihte grupin e lojtarëve. Kjo ishte një provë “gjenerale” për skuadrën e kuqe që është në rindërtim e sipër. Ekipi kryeqytetas rezistoi mirë, por nuk zhvilloi një sfidë të kënaqshme. Ishin turqit që kishin frenat e lojës, pasi kishin më shumë kontroll të topit. Partizani u mbrojt mirë, por nuk arriti të rrezikonte thuajse asnjë moment portën e mbrojtur nga Eray.

Partizani duket se do të ketë vështirësi nëse nuk ndërhyn në merkato, pasi edhe në takimin e sotëm, Starova u detyrua të aktivizonte Kalarin si mbrojtës të djathtë dhe Ibrahimin në qendër. Kjo miqësore u shërbeu shumë drejtuesve të kuq, pasi mesazhi është i qartë: Merkato njerëz, nuk keni gjë në terezi! /EDS/

Kasimpasa – Partizani 1-0
Shënues: Trezeguet 89′

Kasimpasa: Eray, Popov, Youssef, Omeruo, Veysel, Ahmet, Sadiku,  Neyma YR, Trezeguet, Murillo,  Koita. Tr. Kermal Ozdes.

Partizani:  Hoxha, Kotobelli (Belica 46’), Atanda, Ibrahimi, Kalari, Telushi, Batha, Asani (Fili 59’)  Trashi, Progni, Bardhi. Tr. Sulejman Starova.