Partizani mposhtet në kryeqytet nga Sheriff Tiraspol

25 Korrik 2019

Kampionët e Shqipërisë, Paritzani nga Tirana nuk kanë arritur rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspol.

Kryeqytetasit kanë pësuar humbje para adhuruesve të vet me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Tambe në minutën e 24-të për mysafirët.

Partizani provoi të shënonte në pjesën tjetër të ndeshjes, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Sheriff mori një fitore të madhe dhe tanimë me një këmbë është në raundin e tretë të Ligës së Evropës.

Ndërkohë Partizani do të synojë të bëjë mrekulli në Moldavi, edhe pse një gjë e tillë është shumë e vështirë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com