Partizani ndryshon modul, mund të sakrifikojë titullarin

Partizani mund të ndryshojë modulin e lojës për sfidën kundër Skënderbeut. Të kuqtë do të kenë përballë kryesuesit nesër, prej orës 18:00, në stadiumin “Skënderbeu”. Sfida do të jetë mjaft e rëndësishme për ecurinë e kryeqytetasve.

Tekniku Sulejman Starova po mendon të aplikojë një tjetër strategji për sfidën kundër korçarëve. Numri një i stolit do të hedhë në fushën e lojës një 3-5-2. Ai synon që të bllokojë mesfushën e korçarëve me këtë pozicionim. Nga krahët do të luajnë Kotobelli dhe Ibrahimi. I sakrifikuari i madh mund të jetë Jasir Asani.

Mesfushori pritet ta nisë nga stoli. Stafi teknik po mendon ta aktivizojë në pjesën e dytë për të zënë të papërgatitur mbrojtjen korçare. Starova synon të fusë Asanin atëherë kur sulmuesi është i freskët fizikisht, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve kanë rënë pak. 22-vjeçari mund të jetë “asi nën mëngë” për këtë sfidë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan