”Partizani ndryshon shumë nga Tirana dhe Dinamo”, MEHMETI i bindur: Të kuqtë kanë filozofi loje

23 Shkurt 2020

Partizani nuk ia doli të  fitonte ndaj Bylisit, pasi barazoi 2-2. Dritan Mehmeti, pjesë e Partizanit kampion foli për ekipin kryeyqtetas në ”Sport News” të News 24.  Ai vuri theksin te gabimet që janë bërë, por opinion kishte dhe për derbin.

Mehmeti shprehet:  ” Është shumë e vështirë ta mbash titullin. Duhej të menaxhohej më mirë. Klubi duhet të ruante grupin. Partizani aty është. Pas barazimit me Bylisin u vështirësuan gjërat, nëse do fitonte do ishte katër pikë. Thjesht, gabimi ishte menaxhimi. Pra, ka të bëjë me ardhjet dhe largimet. Jam shumë optimist që do bëhet një klub i madh. Do ndikojë edhe kompleksi. Partizani ka kthyer sytë te fidanishtja. Lojtarët që të vijnë t’i meritojnë lekët”.

”Unë mendoj që derbi nuk ka favorit. Nuk ka rëndësi rënditja, por interpretimi në fushë. Derbi mbetet derbi. Mund të ndërrojë situata brenda derbit. Ashtu si goli i Bathës që e futi në lojë ekipin. Partizani do ketë forca. Derbi nuk luhet, por fitohet. Mund të jetë pika e kthesës për Partizanin. Mund të jetë lojë nervash. Ka diferenca individësh, por jo skuadre” – deklaron ai.

Mehmeti shton : ”Individi të ndihmon një herë, ekipi gjithmonë. Unë nuk e kam problem të humb një ndeshje. Sa je në gjendje që të asimilosh individët e t’i shkrish me grupin. Një trajner i mirë, duhet t’i përshtasë skemat në varësi të lojtarëve.  Rëndësi ka t’i japësh kohë lojtarëve.Tifozët e Partizanit duan fitore me lojë të bukur. Ndryshoi filozofia dhe i dhamë kohën e duhur, por ai është Partizani. Kur mendohet kudo që luajnë moshat, atëherë fillo dhe Partizani të ketë harmoni. Pra, Partizani ka filozofi. Shumë e ndryshme nga  Tirana dhe Dinamo. Në Shqipëri është vështirë të përshatet një trajner i huaj. Ne i respektojmë më shumë se ata ne. Klubi duhet të ketë kushtet e duhura. Kur Partizani të ketë stadium dhe vend për t’u stërvitur. Kemi këtë filozofi dhe duhet t ëshkojmë këtu. Këto janë objektivat. Ne na dhemb më shumë që jemi këtu.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan