Partizani përgatitet për Teutën, 2 lojtarë kryejnë stërvitje të diferencuar

Partizani pas pushimit njëditor, dje ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës, ku në kryeqytet do të presin Teutën. Demat janë në luftë edhe me kohën, pasi ndeshja luhet të mërkurën, ora 16:45 në stadiumin Selman Stërmasi. Seanca e djeshme ishte e qetë dhe pa sforco fizike, kjo për vetë ngarkesën që ka pasur ekipi, por edhe për faktin që disa lojtarë shfaqën probleme në derbi.

Trashi dhe Telushi, të cilët u dëmtuan ndaj Tiranës, kanë bërë stërvitje të diferencuar, por mendohet se do të jenë të gatshëm për Teutën. Ata pritet që të stërviten sot me ekipin dhe të jenë në dispozicion të trajnerit Gega. Edhe braziliani Lucas Cardozo po përmisohet dita ditës dhe gradualisht po riaftësohet. Gjithsesi është akoma herët për të folur për një aktivizim, pasi primare mbetet gjendja fizike. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan