Partizani provokon Tiranën, ofertë trajnerit bardheblu

Klevis Dalipi vazhdon të jetë trajneri i skuadrës së Partizanit dhe ka drejtuar skuadrën që pas largimit të Starovës, megjithatë drejtuesit e kuq janë duke kërkuar për një tjetër teknik për sezonin e ri futbollistik. Dje në tribunën e stadiumit “Selman Stërmasi”, ka pasur Mario Tokiç, kroati që u përfol si emri i trajnerit të ri të “demave” në dy ditët e fundit. Por, si trajner i ri që ishte ai e ka ndjekur ndeshjen ndaj tribuna, madje në këmbë në praninë e menaxherit të Mario Cenolli, çka tregon se kuotat e tij për të qenë në krye të skuadrës kanë rënë ndjeshëm, pasi drejtuesit e klubit nuk i kishin rezervuar një vend pranë tyre në tribunë.

Por, kur Dalipi vazhdon punën dhe Tokiç pret mbrapa dere një mundësi për të nisur projektin kroat të Partizanit, pas dështimit të atij italian një tjetër emër po qarkullon si alternative për të marrë drejtimin e të kuqve. Ai është trajneri brazilian i Tiranës, Ze Maria, që nuk po gjen marrëveshjen me presidentin Halili për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ri futbollistik. Dhe mesa duket të kuqtë po shfrytëzojnë situatën për të provokuar edhe rivalët e përjetshëm për t’i bërë një ofertë trajnerit të tyre. Gjithsesi gjithçka është në fazën e thashethemeve, që janë shtuar edhe më shumë pas pranisë së Ze Marisë dje në stadium për të ndjekur nga afër takimin mes Partizanit dhe Skënderbeut të fituar nga korçarët. Por, veç tij në stadium ka pasur edhe shumë trajnerët ekipesh të tjerë dhe ish-futbollistë të interesuar për këtë sfidë, që kishte marrë vlerësim edhe nga dy tifozeritë që ishin të pranishme në stadium, duke ia shtuar bukurinë. Sa për çështjen e trajnerit të ri të Partizanit, një temë e tillë është kthyer në telenovelë dhe duhet pritur fundi i sezonit për të parë se kush do ta fitojë garën. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan