Partizani rikthehet në podium por kalendari nuk është në favor të Sormanit

10 Shkurt 2020

Dy fitore në dy ndeshjet e fundit ishin opsioni i vetëm për të mbajtur Partizanin në garë për objektiva të rëndësishëm. Sigurisht nuk mund të flitet për dalje nga kriza pasi përballë kishin dy ekipet e fundit të tabelës së klasifikimit aq më tepër që dhe përballë tyre të kuqtë nuk ishin brilant, thjeshtë morën 6 pikë që i japin frymëmarrje dhe qetësi përballë një kalendari asfiksues.

Partizani

Duke nisur nga kjo javë, Sormani duhet të bëjë llogaritë me rivalë të etur për pikë, rival si Laçi që vjen pas një humbje dhe një skuadër që në shtëpinë e tyre në rastin më të keq janë vështirë për tu mposhtur.

4. Mrekullia E Shtate E Tiranes, Egbo E Drejton Nga Titulli

Duke parë rendimentin e Kukësit dhe Tiranës, të kuqtë i kënaq vetëm fitorja. Pas Laçit, Partizani duhet të bëjë llogaritë me një tjetër rival shumë të fortë, Bylis, një skuadër që gjithashtu kërkon pikë për tu mos shkëputur nga ekipet që pretendojnë europën. Testi i tretë dhe më i rëndësishëm është derbi përballë Tiranës. Sigurisht që të kuqtë janë superior kur bëhet fjalë për derbin e kryeqytetit por humbja e fundit dhe forma e Tiranës i tremb jo pak.

Egbo

Sezoni i tyre mori një kthesë të fortë dhe negative pikërisht pas humbjes në derbi. Vetëm pas këtyre tre javëve mund të themi me bindje nëse Partizani ka dalë nga kriza dhe nëse është realisht pretendent për titull ashtu siç pretendon dhe Shpëtim Duro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com