Partizani shpërthen me “poker” golash, rrëmben kreun dhe kthen sytë nga derbi

29 Nëntor 2020

Të parashikosh këtë sezon të Superligës është thjeshtë e pamundur, gjërat ndryshojnë shumë dhe shpejt. Në vitin kur të gjithë prisnin dominim e Tiranës apo shkëlqimin e ekipeve si Teuta e Laçi, në krye të klasifikimit ngjitet me prepotencë Partizani. Blofi në javën e parë është harruar shpejt teksa që nga humbja kundër Kastriotit, të kuqtë e Ilir Dajës, kanë siguruar 3 fitore dhe një barazim, dhjetë pikë që i dhurojnë kreun. Armata e kuqe duket tashmë e kolauduar, vetëm dy gola të pësuar dhe dhjetë të shënuar, vetëm në dy ndeshjet e fundit kanë shënuar 7 gola. “Pokeri” përballë Skënderbeu i dhuron jo vetëm kreun por çliron shumë përpara derbit të kryeqytetit.

Në “Elbasan Arena” gjithçka nisi me një skemë fantastike e ideuar nga Esat Mala e finalizuar nga Jurgen Bardhi.

Mala shndërrohet në protagonist kryesor teksa në minutën e 20-të me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit dyfishon shifrat.

Goli solli qetësi me të kuqtë që kishin gjithçka në kontroll ndërsa në fundit e pjesës së parë, Kardozo dërgoi shifrat në 3-0. Historia nuk ndryshoj as në fraksionin e dytë me Partizanin që thjeshtë menaxhoi ndeshjen duke ulur ritmin e lojës. Nuk mungoi në këtë banket as Solomon me nigerianin që sigloi shifrat në 4-0 në minutën 70-të. Në fund festa ishte e gjitha e kuqe, një fitore me shumë peshë përpara një kalendari që javën e ardhshme rezervon derbin e kryeqytetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan