Partizani–Skënderbeu, kjo është super parulla që ka ndezur takimin (Foto)

Partizani – Skënderbeu po zhvillohet në këto momente në “Selman Stermasi”, por vëmendja natyrisht që nuk mund të shkojë e gjitha në fushë, sepse edhe tribunat prodhojnë zhvillimet që nuk mund të anashkalohen. Menaxherë, trajnerë, kundërshtarë dhe tifozë, gjithçka përbën lajm kur luajnë dy ekipet që rivalizojnë fort në Kategorinë Superiore prej disa vitesh.

Siguria – Që pa nisur ndeshja, tifozët kanë hasur shumë vështirësi në hyrje të stadiumit. Një numër  i lartë policësh që ua kanë bërë të vështirë sportdashësve hyrjen në shkallët e stadiumit, aq sa mund të mendojmë se nëse tifozët po shkonin në luftë apo në stadium.

Kukësi – Një çështje tjetër është dhe faktori “kundërshtar”. Për Skënderbeun në tribunë ka një “rival” që quhet Peter Pacult. Trajneri i Kukësit nuk është ulur i vetëm në stadium, ai është shoqëruar padiskutim nga drejtori sportiv i skuadrës ku punon, Nderim Nexhipi, i cili mund edhe të bëjë tifo për Partizanin si një “ish”.

Ndërkohë që Kukësi përgatit ndeshjen e radhës edhe nga tribuna e “Selman Stermasit”, në tribunën kryesore shihet edhe Sindrit Guri. “Bomberi” shkodran me sa duket po mëson në anë teorike se si mund të ndëshkojë korçarët të premten në mbrëmje. Veç sulmuesit, portieri Koliçi dhe mbrojtësi Simo Rrumbullaku janë të pranishëm në stadium. Nëse portieri e ka humbur vendin e titullarit, mbrojtësi mund të jetë gati për takimin e së premtes. Kukësi me sa duket po i merr masat më së miri që të dalë me kokën lartë nga Korça në javën e 31 të kampionatit.

Thumbimi i tifozëve – “Skënderbeu i dënimeve apo Hamzai i trukimeve”, kjo ishte banderola e tifozëve të kuq gjatë mesit të pjesës së parë. Ndoshta, një vazhdim i thumbimeve të bëra mes dy klubeve në anën virtuale gjatë gjithë javës që lamë pas. Nga ana e korçarëve, ende nuk ka një reagim, por atmosfera në stadium meriton notën 10!

“Derbi” – Padiskutim që Partizani e ndjen shijen e derbit. Rikthimi i Tiranës matematikisht në elitën e futbollit shqiptar, normalisht që duhet të shqetësojë të kuqtë. Por, edhe bardheblutë në të njëjtën gjë. Kjo do të thotë se Ze Maria po përgatitet për këtë sfidë. Po e ndjek nga tribuna, me sa duket po e studion më së miri për t’iu rikthyer bardhebluve fitoren, e cila iu mungon prej disa vitesh kundër të kuqve.

Tensioni – Një numër i lartë policësh në këtë sfidë normalisht që do të sjellë tensione. Jo vetëm tifozët kanë teka, por edhe policët, të cilët duan që tek-tuk të bëjnë detyrën. Këtë herë me dy tifozë të kuq të pranishëm në tribunë. Që do të thotë se i kanë nxjerrë jashtë si për të treguar forcën e ligjit… /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan