Partizani tenton fantazistin e kombëtares

Largimi i Idriz Bathës nga Partizani ka sjellë shumë probleme në mesfushë. Ende nuk është gjetur zëvendësuesi i tij, ndërkohë që drejtuesit janë kërkuar për një lojtar me potencial në këtë rol strategjik në formacion.

Të kuqve iu janë ofruar shumë lojtarë të ndryshëm nga jashtë Shqipërisë, ndërsa humbën garën me Tiranën për Edon Hasanin. Edhe për Marko Cetkoviç të kuqtë e humbën garën, pasi ai rinovoi në ligën elitare të Malit të Zi. Normalisht, tani kërkohet një tjetër emër, ai është mesfushori i kombëtares kuqezi Valon Ahmedi.

Ky i fundit nuk po aktivizohet prej një kohe të gjatë te Maribor, duke qëndruar në hije. Ka edhe një vit kontratë, por me një marrëveshjes mes klubeve në fjalë mund të bëhet që 24-vjeçari të zbresë në Tiranë. Aktualisht bisedimet sapo kanë nisur, ndërsa pritet që të vijojnë për të pasur në fund një marrëveshje.

Merkato vijon të mbetet e hapur për Partizanin, ku jo vetëm mesfusha, por edhe mbrojtja me sulmin mbeten dy pika strategjike për të afruar lojtarë. Largimet e shumta të lojtarëve kanë sjellë këtë lloj problematike, e cila duket se për “Demat” qenka e vështirë për t’u mbyllur.

Stërvitja – Partizani vijon të stërvitet në Elbasan, aty ku po bëhet gati për sfidën e parë sezonale, atë kundër Skënderbeut. Të kuqtë kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore, të cilat i kanë fituar, ndërkohë që tekniku Skënder Gega do të ulë dozën e ngarkesës që lojtarët të jenë sa më gati për kampionatin. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan