Pas barazimit me Andorrën, futbollistët e Kombëtares përshëndesin Tifozët Kuq e Zi, Hysaj i dhuron fanellën tifozit special

14 Nëntor 2019

ELBASAN

Shqipëria është mjaftuar me barazim sonte me Andorrën në Elbasan Arena. Një barazim që dhemb ndaj një skuadre që konsiderohet inferiore në çdo aspekt dhe që në ndeshjen e parë e kishim mposhtur 3-0.

Por pavarësisht kësaj Kombëtarja është mbështetur nga Tifozët Kuq e Zi që edhe sonte kanë qenë në Elbasan Arena. Për t’iu kthyer respektin futbollistët e Kombëtares kanë parakaluar para tifozëve duke i përshëndetur.

Ndërkohë një moment shumë emocionues ka qenë kur Elseid Hysaj i ka dhuruar fanellën e kombëtares fansit të tij, një tifozi special, person me aftësi ndryshe. Ai nuk i ka mbajtur dot emocionet duke shpërthyer në lot.

jQuery(window).load(function() { jQuery(“.galery-slider”).flexslider({ animation: “fade”, controlNav: true, animationLoop: false, slideshow: true, }); });

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com