Pas Barçës, edhe Reali do ti rrëmbejë një yll Liverpool-it

Real Madrid mund ti kundërpërgjigjet Barcelonës në këtë merkato pas transferimit të Coutinho-s. Klubi “Los Blancos” ka në plan të tentojë për të afruar në skuadër, sulmuesin e Liverpool, Mohamed Salah, sipas gazetarit italian të “Sky Sport”, Gianluca Di Marzio.

Pavarësisht faktit se Zinedine Zidane ka deklaruar se nuk do të afrojë lojtarë këtë merkato, qëndrim të cilin e aprovoi edhe presidenti Florentino Perez. Pavarësisht kësaj, Di Marzio në profilin e tij në “Tëitter” shkruan se Real Madrid nuk i përjashton përpjekjet për të blerë kartonin e egjiptianit.

Salah, ka realizuar 17 gola në Premier League, duke u renditur golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit, pas Kane. Sulmuesi 25-vjeçar do të ishte një përforcim tepër i mirë për gjigantët spanjollë, të cilët po kalojnë një moment jo të mirë në La Liga. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan