Pas Boatengut e Neuerit, Rashica 'shkatërroi' edhe kamerën pas portës

14 Dhjetor 2019

Milot Rashica ka shënuar një supergol në përballjen e Werder Bremenit në udhëtim te Bayern Munichu.

Ylli vushtrrias përfundoi për mrekulli një aksion individual për të shënuar gol të bukur për epërsinë e Bremenit 0-1.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës fillimisht dribloi mbrojtësin Jerome Boateng, pastaj me një goditje të fortë nuk i dha asnjë mundësi portierin Manuel Neuer.

Lexo po ashtu: E zakonshme për Rashicën: Ylli i Kosovës i shënon super-gol Bayern Munichut

Rashica pati edhe një rast tjetër shënimi për të dyfishuar epërsinë në minutën e 36-të të ndeshjes.

⏱️ 24'

RASHICAAAA!! WHAT A GOAL!!!

⚽ 0-1 #FCBSVW pic.twitter.com/0FnI1zTLdp

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) December 14, 2019

Por, goditja e vushtrriasin shkoi pak mbi portë dhe ishte fatale për një kamerë të vendosur pas portës.

Kamera u thye nga goditja e Rashicës, ndërsa në rrjetet sociale po cilësohet si ‘shkatërrim’, ashtu sikurse i ‘shkatërroi’ edhe dyshen Boateng-Neuer. /Telegrafi/

Please watch this Milot Rashica shot very carefully. pic.twitter.com/QaAFaeLbzO

— Con Griffey Jr. (@Condre3k) December 14, 2019

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan