Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Shkëndija e mëson sot kundërshtarin për në Ligën e Evropës

16 Korrik 2019

Shkëndija është eliminuar që në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, nga klubi estonezë Nomme Kalju me rezultat të përgjithshëm 2-2.

Estonezët kaluan tutje falë fitores me dy gola si mysafirë.

Kësisoj Shkëndija do t’i vazhdojë garat nga raundi i dytë eliminatorë të Ligës së Evropës.

Totovarët do të luajnë një me një skuadër që sot do të eliminohet nga Liga e Kampionëve, në ndeshjen Valletta – Dudelange që zhvillohet në Maltë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg ishte mbyllur me barazim 2:2.

Lexo po ashtu: Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Shkëndija ishte afër kalimit të turit, por e pranoi një gol në minutat shtesë, që ua ndërpreu ëndërrën ‘Champions’. /Telegrafi/

www.telegrafi.com