Pas hedhjes së shortit, Jurgen Klopp: E njohim mirë Porton

15 Mars 2019

Tashmë dihen çiftet çerekfinale të këtij viti në ligën më elitareve evropiane për klubet.

Liverpooli do të kërkojë një biletë për në gjysmëfinale në përballje me portugezët, Porton.

??????? Liverpool v Porto ??#UCLDraw pic.twitter.com/46PDX2N8uB

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 15, 2019

Pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, ka folur trajneri i klubit anglez, Jurgen Klopp.

Ky i fundit ka thënë se e njheh kundërshtarin pasi që edhe sezonin e kaluar ishte takuar me ish-kampionin e Evropës.

“Çfarë mund të them?” pyeti shefi i “The Reds” dhe shtoi se “Është Porto, ne kemi luajtur atje tashmë dhe e dimë se sa të mirë ishin vitin e kaluar. Ne pamë karakterin dhe kualitetin e Portos”.

Lexo po ashtu: Hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, Manchester United – Barcelona ndeshja më e fortë

Theksojmë se më 9 dhe 10 prill zhvillohen ndeshjet e para, ndërsa ato kthyese pas një jave me 16 dhe 17.

Ndryshe, finalja do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan