Pas interesimit të Arsenalit, Valverde: Unë llogarisë në Coutinhon

08 Gusht 2019

Kanë mbetur edhe disa orë deri tek përfundimi i afatit kalimtar të verës për ligat angleze.

Philippe Coutinho ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë klub anglez, ani pse së fundi u raportua se do të kalojë te Arsenali.

Por, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka pohuar se llogaritë në shërbimet e mesfushorit me tipare të sulmuesit.

“Sigurisht që unë jam duke llogaritur tek ai”, tha Valverde pas ndeshjes me Napolin, ku kataluansit shënuan fitore me rezultat 2-1.

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por ai është me ne. Ai nuk luajti sepse, si Arthur [Melo] dhe [Arturo] Vidal, kanë pasur vetëm dy seanca stërvitore. Do të shohim nëse të Shtunën ai mund të luajë disa minuta”, tha strategu.

Ndryshe, Barcelona ende është në ndjekje të rikthimit te blaugranat nga skuadra franceze e PSG-së. /Telegrafi/

www.telegrafi.com