Pas komenteve ndaj bashkëlojtarëve, PSG e përjashton Kylian Mbappen?

17 Prill 2019

Kampioni i Francës sonte do të luan ndeshjen kampionale kundër Nantesit.

Paris Saint-Germain nuk do të llogarisë në shërbimet e lojtarit më të mirë të tyre, Kylian Mbappes.

Sipas të përditshmes franceze, “Le Parisien”, francezi i ri është dënuar nga ana e klubit shkaku i komenteve pas një humbjes së rëndë kundër Lilles me rezultat 5:1.

Mbappe tha se ekipit i mungonte karakteri dhe se dukeshin në terren si amatorë. Me Këtë deklaratë nuk është pajtuar trajneri, Thomas Tuchel dhe e ka dënuar me mos ftesë në këtë takim të vlefshëm për Ligue 1.

Le Parisien report that Kylian Mbappé is being left out of Thomas Tuchel’s squad vs. Nantes tomorrow but is not injured – they speculate that he’s being sanctioned for telling reporters after losing vs. Lille 5-1 on Sunday that the team “lacked character”.

— Get French Football News (@GFFN) April 16, 2019

Kamerat filmuan yllin e ri francez edhe teksa komenton gjykimin e ndeshjes prej gjyqtarit, Benoit Bastien.

“Ky gjyqtar na mori Kupën e Ligës, na merr lojtarët, na merr gjithçka”, tha një sulmuesi njëzetvjeçar.

Lexo po ashtu: Mbappe pas humbjes së thellë kundër Lilles: Luajtëm si fillestarë, nuk treguam karakter

Ndryshe, Mbappe tashmë ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren e Francës dhe në PSG erdhi nga Monaco në vitin 2017. /Telegrafi/

www.telegrafi.com