Pas largimit nga Inter, Thohir merr drejtimin e klubit anglez

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 15:28

Tani është zyrtare, Erick Thohir, ish-presidenti i Interit, është pjesë e bordit të Oxford United. E ka bërë të ditur lajmin zyrtarisht vetë klubi anglez në rrjetet sociale.

“E njoh Tiger (nofka e presidentit Sumrith Thanakarnjanasuth) prej kohësh dhe sapo më tha se kërkonte dikë që të përfshinte te Oxford United, u interesova që ta mbështes në një farë mënyre. E njoh qytetin dhe isha i interesuar edhe për skuadrën. Jam informuar për historinë e tij. Klubi është në zemër të Oksfordit dhe tifozët janë një pjesë e rëndësishme e tij.

Mendoj se kemi nevojë të marrim nga kjo histori shpirtin e klubit. Mund të ndihmoj klubin me përvojën time. Po mundohem të bëj gjithçka që bashkë me presidentin dhe bordin e klubit, të ecim përpara”, – ka thënë Thohir. Oxford luan aktualisht në kategorinë e tretë në Angli. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike