Pas Maganit, një tjetër trajner shqiptar drejt Kosovës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
29 Dhjetor 2017 17:13
Futbolli botëror ka kaluar në disa trende vitet e fundit. Fillimisht ishte Amerika që thithi shumë yje në botë, më pasa stafetën e mori e Kina. Nëse bëjmë një paralelizëm me trevat tona, duket se Kosova ka filluar të jetë trendi i ri i trajnerëve shqiptarë.

Futbolli botëror ka kaluar në disa trende vitet e fundit. Fillimisht ishte Amerika që thithi shumë yje në botë, më pas stafetën e mori e Kina. Nëse bëjmë një paralelizëm me trevat tona, duket se Kosova ka filluar të jetë trendi i ri i trajnerëve shqiptarë.

Trajnerët shqiptarë po gjejnë “El Doradon”Kosovë. I pari që u largua drejt kampionatit kosovar të futbollit ishte ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi. Ai drejton ekipin e Lirisë së Prizrenit. I dyti ishte Mirel Josa, ish-tekniku i Tiranës drejton skuadrën e Prishtinës.

Emri i tretë që mund të shkojë është Gugash Magani. Ai është afër zyrtarizimit në ekipin e Trepçës ’89.

Në “parajsën” e trajnerëve duket se do të rendë edhe një tjetër emër. Ish-trajneri i Kamzës dhe Bylisit, Bledar Devolli ka dy oferta në Kosovë. Këtë konfirmojnë burimet pranë trajnerit për Eduasportin.com. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike