Pas ndeshjes me Lazion, Gattuso debaton me zv/kryeministrin

Një debat i ashpër mes zëvendëskryeministrit Italian, Matteo Salvini dhe trajnerit të Milan Gennaro Gattuso, pas ndeshjes Lazio-Milan. Salvini, prezent në tribunën e “Olimpico” për të ndjekur ndeshjen e komentoi në këtë mënyrë barazimin e kuqezinjve, duke lëshuar edhe disa shigjeta në drejtim të trajnerit: “Sikur të isha në vend të Gattusos do të kisha bërë ndonjë zëvendësim, futbollistët ishin të lodhur, nuk kuptoj për çfarë motivi nuk bëri asgjë në pjesën e dytë. Gjithsesi, mirë edhe kështu”.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e trajnerit, i cili nuk është kursyer ndaj politikanit “Salvini ankohet pse nuk bëra zëvendësime? Dëgjoni, unë nuk flas për politikë sepse nuk kuptoj asgjë. Atij i them të mendojë për politikën, sepse me gjithë ato problem që kemi në atdheun tonë, nëse zëvendëskryeministri flet për futboll, do të thotë se jemi vërtetë keq. Ky është një vend i jashtëzakonshëm. Salvini ankohet pse nuk bëra zëvendësime. E nisi me Higuain, tani e ka bërë zakon, pastaj biletat në derbi, të vazhdojmë kështu atëherë”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.