Pas Real-it, dy gjigantë të tjerë Evropianë duan Icardi-n

Mauro Icardi është një nga lojtarët që vazhdon të ketë interes të madh nga klube gjigante në Evropë. Edhe pse merkato ka përfunduar, shumë ekipe po tentojnë të marrin shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Pas Real Madrid, i cili shihet si një nga pretendentët kryesorë për të blerë kartonin e 24-vjeçarit, garës i është shtuar edhe Bayern Munich dhe kampionët anglezë, Chelsea.

Sipas FcInternews.it, gjigantët bavarezë dhe londinezë janë në gjurmët e yllit të Inter-it. Klubi zikaltër i ofroi kapitenit rritje të pagës që shkon deri në 7.5 milionë euro në vit për rinovimin, ndërsa agjentja e tij, njëkohësisht edhe bashkëshortja, Wanda Nara kërkoi 10 mln euro neto, plus bonuse të tjera. Në fund të shkurtit apo në fillim të marsit, modelja argjentinase do të zhvillojë një tjetër takim me drejtuesit e klubit italian lidhur me rinovimin e kontratës së lojtarit që menaxhon. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan