Pas serbit e ka radhën rusi, Florian Marku ndeshet në Kosovë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Gusht 2018 16:13
Më 14 shtator

Florian Marku do të futet sërish në kafaz për një tjetër sfidë në MMA. Lajmin e kë dhënë vetë kockboxer-i shqiptar, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se më 14 shtator do të ndeshet në Ferizaj kundër rusit Sergey Klyuev, në sallën e sportit “Bill Clinton”.

Kundërshtari i radhës për Markun është vetëm 19 vjeç, pork a zhvilluar deri tani 7 ndeshje në MMA, 6 prej të cilave i ka fituar, ndërsa ka edhe një humbje. Ndërsa Marku ka zhvilluar 6 ndeshje në MMA të cilat i ka fituar të gjitha.

E fundit ishte ajo e qershorit, kundër serbit Sladjan Dragisic, në “Asllan Rusi”, ndeshje të cilën Marku e fitoi pas vetëm 101 sekondash, siç edhe kishte deklaruar që para ndeshjes./EDS/

Ndeshja e fundit e Florian Markut

Ndeshja e fundit e Sergey Klyuev

 

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike