Pas sherrit në Lakers-Houston dënohen 3 basketbollistë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Tetor 2018 17:11
Dënime shembullore

Sherri që shpërtheu në sfidën mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets në NBA nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e kampionatit më të bukur të basketbollit në botë.

Këta të fundit, mbrëmjen e së hënës morën masat disiplinore në drejtim të lojtarëve që u bënë protagonistë negative të asaj ndeshjeje, që ishin Brandon Ingram e Rajon Rondo për LA Lakers, si dhe Chris Paul për Houston.

Ai që e pësoi më rëndë prej tyre ishte pikërisht Ingram, që u dënua me 4 sfida pezullim për rritje të tensionit në parket, teksa goditi me grusht në drejtim të Paul, ndërkohë që iu afrua kërcënueshëm arbitrit, si dhe shtyu edhe James Harden.

Rajon Rondo u dënua me 3 përballje pezullim, pasi pështyu dhe goditi me grushte Paul, me këtë të fundit që u pezullua për dy sfida, pasi vuri gishtin në sy dhe dorën në fytyrën e Rondos, si dhe për goditje me grushte.

Ndëshkimet e dhëna padyshim që kanë efekt edhe te pagesat e lojtarëve. Kështu, Ingram do të paguajë 158 mijë dollarë për 4 ndeshjet pezullim; Rondo do të paguajë 186 mijë dollarë; ndërkohë që gjobën më të majme do ta paguajë Chris Paul, edhe pse ai u pezullua me dy ndeshje, pasi shifra që ai do të paguajë është 491 mijë dollarë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike