Pas spektaklit me Spanjën, Asensio ka një mesazh për Real Madridin

Marco Asensio ndihet më i lumtur se kurrë te Real Madridi dhe as që i shkon ndër mend një largim te një tjetër skuadër. Mesfushori ishte i jashtëzakonshëm në takimin e luajtur në Elche, ku realizoi një gol të bukur dhe ndihmoi në rrjetës pasardhëse, ku Kalinic shkaktoi autogol. Por jo vetëm kaq, ndihma e yllit të Realit ishte e madhe edhe në 3 golat e tjerë. Më pak fjalë, 22 vjeçari thjesht është kthyer në një futbollist të pazëvendësueshëm te “La Roja”.

Kjo paraqitje sigurisht që ka nxitur gazetarët që ta pyesin për të ardhmen e tij. Kjo sepse, nuk janë të pakta klubet që kanë mundësi dhe që duan të kenë shërbimet e tij. Por mesfushori ka hedhur poshtë zërat se ai mund të iki. Ai ka ende 5 vite kontratë me “galaktikët” dhe kërkon ta respektojë paktin e shkuar deri në fund.

 “Kurrë nuk kam pasur asnjë qëllim për t’u larguar. Ky është sezoni im i tretë, dhe tani mendoj se kam vazhdimësi dhe po rritem nga ditë në ditë.” deklaroi lojtari.

Sigurisht që Asensio pret që e ardhmja të vazhdojë të jetë e suksesshme me “galaktikët”. Ai ka fituar 8 trofe, një La Liga dhe 2 Liga Kampionesh dhe për një 22 vjeçar nuk do të kishte nisje më të mirë. Në 95 takime, ai ka shënuar 21 gola dhe mendon se ka ardhur koha që të marrë një rol me më shumë përgjegjësi te Reali. Dhe tekniku Julen Lopetegui nisur nga këto paraqitje sigurisht që do t’ia plotësojë dëshirën. /EDS/

********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan