Pas transferimit, Guri merr edhe një tjetër super lajm

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 20:21
E pohon klubi verilindor

Dje u zyrtarizua kalimi i Sindrit Gurit në Belgjikë te KV Oostende, ndërsa sot vjen një tjetër lajm i gëzueshëm për “bomberin” shkodran. Më në fund trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panuçi, është bindur që të ftojë për dy ndeshjet miqësore të muajit maj sulmuesin në fjalë. Ai do të jetë pjesë e Shqipërisë për dy përballjet që do të luhen kundër Ukrainës dhe Kosovës.

Këtë lajm e pohon vetë skuadra kuksiane, e cila me anë të një deklarate në faqen e rrjetit social “facebook”, ka bërë me dije se në zyrat e klubit verilindor ka mbërritur ftesa për futbollistin që ka shënuar 19 gola gjatë 34 javëve të kampionatit të Kategorisë Superiore. /EDS/

Deklarata e klubit të Kukësit

Sindrit Guri vishet kuq e zi.

Pas bluzës së kampionëve në fuqi Sindrit Guri tani vishet me atë të ekipit të Kombëtares shqiptare.

Më në fund duket se pas ekipit belg të Ostendes, Sindrit Guri ka bindur dhe trajnerin e Kombëtares Shqiptare Kristian Panuçi për t’u bërë pjesë e saj.

Para dy vitesh Guri erdhi te Kukësi si një lojtar i zakonshëm, por falë punes së tij dhe të ekipit kuksian arriti të bëhet një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar.

Për klubin kuksian ky është një vlerësim që pohon edhe njëherë se Kukësi është një ekip me peshë në futbollin shqiptar.

Sindrit Guri i bashkohet lojtarëve të tjerë që nga radhët e Kukësit janë bërë pjesë e Kombëtares shqiptare dhe asaj kosovare si: Cikalleshi, Koliçi, Alla, Musolli, Hoxha.

Klubi kuksian i uron suksese të mëtejshme Sindrit Gurit në karrierën e tij futbollistike.

Talenti i Dortmund kthehet në fushë pas dëmtimit horror dhe 9 operacioneve / FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 17:48

Talenti i ri i Borussia Dortmund, Dario Scuderi, është rikthyer si triumfator në fushën e blertë, dy vjet pas një dëmtimi horror, ndër më të këqinjtë që mund të imagjinojë ndonjëherë një futbollist.

Në shtator 2016 ndërsa luante në Youth League, versionin e Champions League për skuadrat e të rinjve, këmba e Scuderit praktikisht u thye në dysh…

Që prej asaj kohe, mbrojtësi i krahut të djathtë i është nënshtruar 9 operacioneve dhe ka munguar në fushën e lojës për më shumë se 700 ditë. Por pavarësisht qendrimit të gjatë pa futboll, italiani arriti të përfshihej në fazën përgatitore të skuadrës gjermane dhe madje luajti për rezervat e Dortmundit në ndeshjen kundër SV Luner.

Në një postim në Instagram, Scuderi shkruan: “Pas një periudhe të gjatë e të vështirë më në fund u riktheva, edhe pse mjekët më kishin thënë që nuk bëhesha më. Falenderoj familjen, miqtë dhe Borussia Dortmund, pa ju nuk do të isha këtu”.

Kirurgu që e operoi ishte shprehur se ky ishte shprehur që ky ishte dëmtimi më i shëmtuar që kishte parë ndonjëherë. “Ishte dëmtimi më i keq që mmund të imagjinosh. Praktikisht gjithçka ishte shkatërruar, ligamentet, muskujt dhe tendinat”.

Gjatë dy viteve që ai nuk ka mundur të luajë futboll ka studiuar për manaxhim sportiv me shpenzimet e Dortmundit, pasi klubi gjerman i frikësohej mundësisë që karriera e djaloshit mund të ndërpritej aty./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Spalletti rinovon me Interin deri në vitin 2021

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 17:25

Vazhdojnë zyrtarizimet te Inter, protagonist në merkato, në pritje të transferimit apo jo të  Luka Modric nga Real Madrid. Nëpërmjet profilit zyrtar në Twitter, klubi zikaltër ka njoftuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2021 të Luciano Spalletti-t, i cili është shpërblyer pas rikthimit në Champions League:

“Falënderoj familjen Zhang dhe klubin për mundësinë që më dha për të rinovuar kontratën. Dua të theksoj se firma ishte vetëm një gjest burokratik e diçkaje që ishte vendosur tashmë, pasi asnjëherë se kam vënë në diskutim dëshirën për të luftuar së bashku për suksesin e këtij klubi legjendar. Që në fillim ka ekzistuar respekti reciprok dhe konfrontimet ditë pas dite kanë treguar që ëndërrojmë të njëjtat gjëra për këtë fanellë dhe për këta tifozë. Le të themi se sot është realizuar dëshira e tifozëve zikaltër.” /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

Ekskluzive/ Bushi me përforcime nga Sllovenia dhe Belgjika

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
14 Gusht 2018 17:09

Shqipëria U-21 do të luajë më 6 shtator kundër Spanjës dhe me 11 shtator përballë Italisë. Trajneri Bushi po përgatitet për këto sfida, duke ftuar lojtarët që e kanë bindur dhe që janë të gatshëm të veshin fanellën e ekipit Shpresa. Burime të besueshme kanë konfirmuar ekskluzivisht për “Eduasportin.com” se bëhet fjalë për Drilon Kryeziun dhe Din Sulan, që të dy lojtarë të formuar jashtë vendit.

Trajneri ka qenë  në bisedime prej disa muajsh me Drilon Kryeziun, mbrojtësin e djathë që aktivizohet me skuadrën sllovene, Triglav në kategorinë e parë dhe është një lojtar me të dhëna premtuese. Binaku ka lindur më 1 korrik të viti 1999 në Slloveni dhe është me nënshtetësi sllovene, por me origjinë nga Kosova. Djaloshi ka luajtur edhe me kombëtaren U-17 dhe U-19 të Sllovenisë. Sipas informacioneve paraprake, ai është i një niveli që mund t’i vlejë shumë Kombëtares.

Ndërsa, emri tjetër që do të ftohet është Din Sula, i cili aktualisht militon në kategorinë e parë të Belgjikës me skuadrën e Waasland-Beveren. Sulmuesi i ri që ka lindur në Bruksel, por me origjinë nga Kosova, sapo është transferuar nga OH Leuven. Sezonin e kaluar ai shënoi nëntëmbëdhjetë herë vitin e kaluar me ekipin e Lommel SK, ku u huazua në mënyrë që të fitonte eksperiencë. Ai më herët ka luajtur për të rinjtë e Diegem Sport dhe Woluwe-Zaventem. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në vëmendjen e ekipeve më të mëdha në Belgjikë. Lojtari është kërkuar edhe nga ekipet angleze, ku u provua edhe te ekipi i mirënjohur Aston Villa, por preferoi që së pari të përfundonte studimet e tij në Belgjikë. I riu është grumbulluar gjashtë herë nga kombëtarja e moshave të Belgjikës. Fillimisht është grumbulluar për U-18, ku më vonë kaloi te U-19. Lista zyrtare do të bëhet publike në javët në vijim, megjithatë, burime ekskluzive të “Eduasportin.com” tregojnë se këta lojtarë e kanë marrë tashmë ftesën zyrtare. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Timo Werner pret krahëhapur Ozil në kombëtaren gjermane

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
14 Gusht 2018 16:48
Sulmuesit të pancerave i mungon lojtari i Arsenalit

Mesut Ozil do të mirëpritej në kombëtaren e Gjermanisë nëse ai vendos që të rikthehet sërish. Kështu shprehet sulmuesi i pancerave dhe i Leipzig-ut, Timo Werner, të cilit i mungon mesfushori i Arsenalit. Të dy kanë qenë pjesë e skuadrës së Gjermanisë, e cila dështoi ta kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës në Rusi.

Ozil ka qenë ndër më të kritikuarit për këtë dështim të kombëtares gjermane. Por ai përjetoi inatin e fansave gjermanë, të cilët nuk ia falën një fotografi të bërë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ozil reagoi dhe i akuzoi kritikuesit si racistë, por këta të fundit e sulmuan edhe më shumë, pasi futbollisti e quajti “presidenti im” Erdogan-in, ndërkohë që ky i fundit akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut nga Evropa Perëndimore.

“Mendoj se shumë njerëz në skuadrën e Gjermanisë do të ishin të lumtur nëse Mesut Ozili do të thoshte ‘do ta provoj këtë edhe një herë’”, deklaroi Werner. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.