Pas Viniciusit, Realit i lëndohen Carvajal dhe Vasquez

08 Mars 2019

Real Madridi po kalon nëpër një periudhë të vështirë sezonale si pasojë e rezultateve të dobëta.

Brenda një jave madrilenët humbën dy beteja të rëndësishme, ku fillimisht u eliminuan nga Copa del Rey dhe më pas edhe nga Liga e Kampionëve.

Së fundi, Los Blancos po kanë probleme sa i përket lëndimeve të lojtarëve, ku sot kanë marrë edhe një lajm të hidhur nga mjekët e klubit.

Daniel Carvajal (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Dani Carvajal dhe Lucas Vasquez do të mungojnë në javët e ardhshme për shkak të lëndimeve të muskujve, njoftoi sot klubi spanjoll.

Mbrojtësi i krahut ka lënduar këmbën e djathtë gjersa sulmuesi këmbën e majtë gjatë stërvitjeve të sotme.

Lexo po ashtu: Vinicius Jr së paku dy muaj do t'i mungojë Realit

Klubi nuk ka treguar saktësisht sa kohë do të pushojnë, por supozohet se bëhet fjalë për të paktën tre javë.

Ndryshe, mbretërve iu është lënduar edhe Vinicius Junior që u dëmtua kundër Ajaxit në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com