Pasi bëri një veprim të diskutueshëm dhe mori kritika, reagon Philippe Coutinho

19 Prill 2019

Philippe Coutinho ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shpjeguar se festa e tij e diskutueshme dhe e çuditshme pas shënimit të një gol në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United nuk ishte drejtuar tifozëve.

Braziliani ka publikuar në llogarinë personale Instagram një mesazh për të mohuar se kishte për qëllim të mos respektonte tifozët e Barcelonës.

Lojtari shënoi golin e tretë të katalunsave kundër anglezëve në ndeshjen kthyese të çerekfinaleve së Ligës së Kampionëve dhe mbuloi mbulonin veshët, e cila supozohet se po i injoron kritikat e publikut për mos përmbushjet e pritshmërive.

“Ne kurrë nuk duhet të dëgjojmë njerëzit që duan të na demotivojnë sepse fjalimi i tyre do të na devijojë nga qëllimi i vërtetë. Kurrë nuk kam shfaq mos respekt ndaj dikujt brenda ose jashtë futbollit. Gjithmonë duke shikuar drejt të ardhmes dhe me ambicien gjithmonë “, shkroi ai, i cili në këtë mënyrë donte të zgjidhë polemikat e ngritura nga ajo festë.

Lexo po ashtu: Valverde arsyeton gjestin e Coutinhos në drejtim të tifozëve

Theksojmë se reprezentuesi u kritikua shumë për veprimin duke përfshirë edhe ish-lojtarin e blaugranave, Rivaldon.

Ndryshe, Coutinho vazhdon të mbetet temë e një largimi të mundshëm gjatë verës prej Spanjës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com