Pasi e ndaloi largimin e Neymarit, Leonardo i cakton vetes tri misione

06 Shtator 2019

Në mesin e skuadrave më të fuqishme në botë, Leonardo ka arritur që në javët e fundit ta fus edhe Paris Saint-Germianin.

Drejtori sportiv i skuadrës franceze arriti që në këtë verë ta bind Neymarin që të qëndrojë në skuadër, përkundër interesimit të madh të Barcelonës dhe Real Madridit.

Por, Leonardo nuk dëshiron të ndalet me kaq, pasi sipas L’Equipes ai i ka caktuar vetes tri misione që duhet t’i përfundojë para sezonit 2020/2021.

Drejtori i kampionit të Ligue 1 dëshiron që Neymari ta mbyll karrierë në Parkun e Princave dhe të bëhet legjendë e klubit.

Lexo po ashtu: Presidenti i La Liga, Tebas: Neymar mund të pensionohet në Paris Saint-Germain

Misioni i tij i dytë është që ta bind po ashtu dhe Kylian Mbappen që të qëndrojë në skuadër, pasi Los Blancos e duan me ngulm transferimin e tij.

Misioni i tij i tretë është që të ndërtojë një skuadër ku shumë lojtarë duan të luajnë për ta dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan