Pasi Zidane ia konfirmoi se nuk llogaritë në të, Ceballos: As unë nuk dua të punoj me ty

17 Qershor 2019

Dani Ceballos ishte shumë i qartë me Zinedine Zidane . Mesfushori Andaluzian pohoi më parë se nuk i ka pasur të gjitha mundësitë që do t’i dëshironte te Real Madridi.

Para mbarimit të sezonit, trajneri francez u takua me spanjollin për t’ia shpjeguar se nuk beson tek ai në projektin e ri dhe se nuk i përshtatet planeve të tij.

“Nuk ka problem mister, as unë nuk dua të punoj me ju”, tha ai, raporton gazeta spanjolle, AS.

Siç dihet tashmë, marrëdhënia ndërmjet trajnerit dhe reprezentuesit spanjoll nuk ishte kurrë e mirë.

Rrugët e tyre janë të ndara përfundimisht gjersa mesfushorin e dëshirojnë disa skuadra, por më fortë e duan Tottenham Hotspur, i cili po përgatitet për largimin e mundshëm të Christian Eriksen.

Ndryshe, 22-vjeçari për madrilenët deri më tani ka luajtur 35 takime dhe ka realizuar pesë gola. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan