Paskal Milo: Akt-akuzës ndaj Hashim Thaçit, dëmtohet imazhi i Kosovës

29 Qershor 2020

Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, u diskutua për akt akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale kundër Hashim Thaçit, për krime lufte.

Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo tha se këto akt-akuza dëmtojnë ndër të tjera imazhin e Kosovës.

Paskal Milo: Po dëmtohet Kosova.

Fatos Lubonja: Shoqëria e Kosovës duhet që të çlirohet nga këta figura, që në një formë a tjetër ka krime. Janë figura që nuk besoj se kanë qeverisur mirë. Unë jam më shumë me të vërtetën sesa imazhin e rremë.

Për Ramën dhe Haradinaj kanë folur në konflikt për taksën, teksa kryeministri ynë i thoshte hiqe taksën. Edi Rama e ka hedhur në gjyq. Mirë e thotë më ka hedhur në gjyq e si ta takoj? të kemi shtet të së drejtës, jo shtet personash.

Paskal Milo: Kuk në atë kohë që ishte njeri i Britanisë më tha kush është Hashim Thaçi, çfarë përfaqëson më tha. Ishte shumë i përkushtuar. Dyshime kishte edhe atëherë, por Thaçi ishte me shumë reputacion.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com