Pau Lopez arrin te Roma për testet mjekësore

08 Korrik 2019

Portieri i Real Betisit, Pau Lopez, ka arritur për teste mjekësore te Roma. 24-vjeçari ka arritur në aeroportin Fiumicino, nga ku është drejtuar për ekzaminimet mjekësore.

Lopez pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me skuadrën italiane, derisa në sezonin e kaluar kishte bërë 33 paraqitje në La Liga.

24-vjeçari iu bashkua skuadrës spanjolle nga Espanyoli, verën e kaluar dhe e mbajti dhjetë herë portën e paprekur.

Ai gjithashtu ka një paraqitje për kombëtaren e Spanjës, por që në të kaluarën kishte qenë në huazim te Tottenham Hotspuri.

Për shërbimet e Lopezit, Roma do t’i paguajë Real Betisit rreth 18 milionë euro. /Telegrafi/

Pau Lopez 🛬 pic.twitter.com/PiudRprcKo

— AS Roma (@OfficialASRoma) July 8, 2019

www.telegrafi.com