Paul Pogba po mendon të bëjë një ndryshim te madh

29 Tetor 2018

Paul Pogba e pranoi se do të bënte mirë që të ndryshonte stilin e gjuajtjes së penalltive, pasi gaboi nga pika e bardhë në përballjen e djeshme kundër Everton-it. Francezi shënoi një gol, por e humbi duelin kund portierit Jordan Pickord. Vetë gardiani i “Toffies” tha në përfundim të takimit, se ai e dinte mirë se si do të gjuante francezi, e prandaj pati sukses ndaj tij.

Nisur nga kjo, mesfushori i “Djajve të kuq” u shpreh: “Unë gjithnjë përpiqem që të shpërqendroj portierin. Ndoshta ata e dinë se si unë i gjuaj penalltitë, ndoshta unë duhet që të praktikohem ta ndryshoj teknikën e gjuajtjes, nëse portieri i di hapat e mia.”. Ndërkohë trajneri Jose Mourinho nuk e bëri tragjike këtë situatë. Ai tha se Pogba ka shanse të përmirësohet edhe më dhe se nuk ka problem që ai t’i gjuajë penalltitë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan