Paul Pogba pret një ofertë nga një klub i madh dhe nuk është Barça

Paul Pogba e ka ndarë mendjen, ai te Manchester United nuk dëshiron që të rrijë më. Por pikë së pari i duhet që një klub të bëjë një ofertë për të, në mënyrë që t’i thotë lamtumirë “Old Trafford”. Tabloidi anglez “The Sun” shkruan se francezi mendon se tashmë karriera e tij te Djajtë e kuq” ka marrë fund dhe ai e ka të pamundur që të japë gjë, e për këtë arsye ka nevojë për ambient të ri, ku të mund të shprehë gjithë potencialin tij.

Klubi parisien e ka potencialin që të bëjë një ofertë të lartë për mesfushorin dhe pritet që kjo të ndodhë me nisjen e merkatos së dimrit. Vetë trajneri Jose Mourinho e ka thënë se nuk e ka problem që 25 vjeçari të ikë nga skuadra, por edhe pozita e portugezit ngelet e paqartë. Në media shkruajnë se ai rrezikon largimin në rast të rezultateve të tjera të dobëta, me skuadrën që mori një tjetër goditje me barazimin në Valencia në Champions dje.

Edhe Barça ka shfaqur interesimin për Pogba-në, por katalanasit mund të bëjnë një ofertë vetëm në verën e ardhshme. Kurse për PSG-në rëndësi ka që lojtari që afrohet, të jetë një yll dhe kampioni i botës i tillë është.

Frika e parisienëve është hetimi për zbatimin Fair Play-t Financiar, por drejtuesit kanë besim se mund ta kalojnë edhe këtë vështirësi e të bëjnë këtë afrim të madh. Vetë Pogba duket se është bërë pishman që nuk pranoi të ikte në “Parc de Princes” në vitin 2016, por zgjodhi të rikthehej në “Old Trafford”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.