Paul Scholes nuk duron dot ta shikojë United kështu

Paul Scholes nuk mund ta shikojë Manchester United në të tillë gjendje. Humbja e pësuar nga Brighton me rezultatin 3-2 ka vënë në pah problemet e “djajve të kuq”. Për ikonën e ekipit, kapiteni i ri Paul Pogba nuk është i qëndrueshëm në paraqitjet e tij, ndërkohë që në skuadër mungojnë liderët.

Scholes ka mbajtur veshur fanellën e United për 20 vite dhe mendon se përgjegjës për këtë humbje është mesfushori francez.

“Në skuadër mungojnë liderët. Ne menduam se Paul Pogba mund të ishte kandidati ideal për të qenë lideri i ekipit, por nuk e pamë në këtë takim. Ai shfaqi një tjetër paraqitje të vakët, është kaq i paqëndrueshëm. Nuk qarkullon mriz topin, pason keq dhe rivalët ia marrin topin.”, tha ish mesfushori anglez.

Scholes ka fituar 11 tituj kampionë me unitet dhe e di mirë se si luan një ekip fitimtar. Ai rezerva ka edhe për përfshirjen në lojë Romelu Lukaku-n dhe Anthony Martial. “Duhet t’ia japësh topin futbollistëve që mund të kalojnë një rival, që mund të fitojnë ndeshje për ty.

Lukaku mund ta bëjë këtë, Martial po ashtu. Martial vetëm një herë mori topin ndaj Brighton ku shpërtheu. Pastaj nuk mbaj mend më një aksion nga ai.” Vuri në dukje ikona e “Djajve të kuq”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan