Paulo Dybala kapet mat në Madrid

Paulo Dybala ka një raport të mirë me Spanjën, dihet. Sulmuesi argjentinas i Juventusit që gjatë verës së shkuar ishte në Barcelonë në periudhën e nxehtë të merkatos, i ftuar nga miku i tij Dani Alvesh, që në Katalonjë ka një restorant. Dje, por, Dybala është parë në Madrid në një restorant të kryeqytetit spanjoll, Los Arroces de Segis, një vend takimi për shumë futbollistë, në veçanti të Real Madrid-it.

Sipas medias spanjolle AS, prezenca e Joya mund të lidhet ngushtë edhe me një të ardhme të tijën larg Juventusit, në mënyrë të veçantë në Madrid. Real-i, i cili do të përballet me Juventusin në çerekfinalet e Champions-it, do të lërë të lirë Gareth Bale-n verën e ardhshme dhe kështu do të hapë një vend të lirë për sulmin.

Neymar do të qëndrojë brenda objektivit numër një të Florentino Perezi-t, ndërsa  juventini, sipas mediave spanjolle, do të jetë alternativë. Sigurisht, deri më sot, prezenca e tij në Madrid në këto ditë pushimesh të dhëna nga Allegri, vërtetohet edhe nga historitë e publikuara në Instagram, ku tregon se është në kryeqytetin spanjoll. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan