Pavarsia

09 Prill 2019
Pavarsia

Pavarësia e Shqipërisë shënon një moment kulmor në historinë e popullitshqiptar. Sepse ajo mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullorepër të hequr qafe pushtuesi, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut epër të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar. Nga ana tjetër, pavarësia nisi një epokë e re, meluftëra dhe përpjekje për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet ejashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndëdhe për të vendosur rendin demokratik.

Duhet thënë se ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqëson fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare. Këto treva, luftuan me pushkë dhe penë për çlirimin kombëtar dhe vunë themelet e pavarësisë shqiptare.

Pavarësia nga Kuvendi i Vlorës u shpall në emër të të gjithë shqiptarëve, të të gjitha trevave shqiptare, që dërguan përfaqësuesit e tyre në të. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese e gjithë popullsisë shqiptare dhe e të gjitha tokave shqiptare, edhe pse një pjesë e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritë e shteteve ballkanike.

Më 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran.

pavarësia të vinte, popullit shqiptar iu desh që të bënte një luftë të gjatë kundër sundimtarëve osmanë dhe synimeve pushtuese të fuqive të huaja. Për shkak të rrethanave të brendshme e të jashtme, këto përpjekje nuk e arritën dot objektivin. Në shek. XIX e në fillim të shek. XX kjo luftë u zhvillua mbi baza të reja shoqërore e politike dhe mori karakter të ndërgjegjshëm kombëtar.

Shpallja e autonomisë nga Lidhja e Prizrenit dhe Pavarësia nga Kuvendi i Vlorës më 1912 janë dy hallkat themelore në zinxhirin e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare.