Pavel Nedved: Mos harroni, Ajaxi e ka eliminuar Real Madridin

15 Mars 2019

Tashmë është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, gjithashtu edhe gjysmëfinalet e mundshme.

Juventusi do të takohet me skuadrën e Ajaxit, e cila ka eliminuar në 1/16 e finales kampion në fuqi, Real Madridin.

😍 The quarter-final draw 😍

🤔 Most exciting tie? #UCLdraw pic.twitter.com/bpkwkVKvdH

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 15, 2019

Pas përcaktimit të çifteve, ka reaguar edhe drejtori sportiv i ekipit italian, Pavel Nedved.

Ky i fundit ka vlerësuar lartë ekipin holandez, duke kujtuar se ata eliminuan kampionin e garës më prestigjioze evropiane për klube.

“Unë nuk jam as i lumtur, as i pakënaqur. Ajaxi e ka eliminuar Madridin, kështu që ata nuk janë për t’u nënvlerësuar. M[ua më kanë pëlqyer shumë kundër Madridit, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi që do të përballemi me Ajaxin që ka entuziazëm të madh”, pohoi ish-reprezentuesi çek.

Lexo po ashtu: Dihen edhe gjysmëfinalet e mundshme të Ligës së Kampionëve

Kujtojmë se Ajaxi fitoi dy ndeshjet e para kundër Juves – përfshirë të parën, në finalen e Kupës Evropiane të vitit 1973 në Beograd (1-0). Holandezët nuk kanë triumfuar kundër Bianconerëve që nga ajo kohë.

Ndërkohë, Juventusi është i pamposhtur në dhjetë takimet e fundit me Ajaxin (F6, B4), duke fituar pesë nga gjashtë të fundit.

Ndryshe, Juventusi në rast të mposhtjes së Ajaxit, ka mundësi që të takohet me fituesin e çiftit, Tottenham Hotspurs-Manchester City. /Telegrafi/

www.telegrafi.com