Pedro i vendosur të largohet nga Chelsea

25 Mars 2020

Pedro Rodriguez është i vendosur që të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi spanjoll nuk është i lumtur me hapësirën në skuadër, andaj po kërkon një aventurë të re në verë.

Pedro ka bërë të ditur se ai dëshiron të përfundojë këtë edicion dhe më pas dop të vendosë për të ardhmen e tij.

“Do të përfundojë kontratë time, tani nuk është gjëja më e rëndësishme të mendoj për këtë”, ka thënë 32-vjeçari për Cadena Ser.

Lexo po ashtu: Roma interesohet për Pedron

“Natyrisht se dua të luajë më shumë, por gjendja aktuale na bënë të ditur se ende nuk e dimë se kur do të rikthehemi në stërvitje”, ka shtuar më tej Pedro.

Spanjolli u transferua në vitin 2015 te Chelsea nga Barcelona, e që ka shijuar mjaftë suksese me skuadrën nga Londra. /Telegrafi/

www.telegrafi.com