Pele nuk ka dyshime: Neymar në formë për Botërorin

Legjenda e Brazilit, Pele është i sigurt që Neymar do të jetë pjesë e skuadrës në Botërorin “Rusi 2018”. 77-vjeçari në një prononcim për median në Dubai u shpreh i bindur që sulmuesi i PSG-së do të ndihmojë skuadrën e tij në Kupën e Botës. Madje më tej ai thekson se Brazili është kandidatja kryesore për t’a fituar atë trofe.

“Neymar do të jetë në Kampionatin Botëror në Rusi. Ai do të jetë në gjendje mjaft të mirë fizike pasi dëmtimi i tij nuk është aq i rëndë. Është lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë kombëtare. I uroj të njëjtin fat që kisha unë në Kupën e Botës, ku Brazili ia doli të fitojë”- tha Pele.

26-vjeçari mbeti i dëmtuar në këmbën e djathtë në ndeshjen ndaj Marseille në kampionat më 25 shkurt. Ish-ylli i Barcelonës u detyrua që të udhëtonte drejt Brazilit për t’iu nënshkruar operacionit ndërsa tani dita-ditës po rikuperohet për të qenë gati për Botërorin që nis më 14 qershor dhe përfundon më 15 korrik.  

Javën e kaluar, lojtari më i shtrenjtë në botë theksoi se është duke u rikuperuar dhe pret që të jetë në formën e tij optimale për në qershor.

 “Dua që Brazili të shpallet kampione bote, por futbolli gjithmonë është një surprizë. Unë kam besim sepse kemi shumë lojtarë me kualitet, tepër të rëndësishëm që luajnë në Evropë. Mendoj që kemi një ekip të mirë, jam i bindur sepse Tite, trajneri i ri, ka pasur pak kohë për të përgatitur një grup të mirë”- ka thënë Pele.

Pele e ka fituar Kupën e Botës tre herë me Brazilin 1958, 1962, 1970-ën. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan