Pengu më i madh në karrierë, Cisse është gati të rikthehet nga pensionimi për një skuadër të Ligue 1 dhe të luajë pa para

08 Maj 2020

Të gjithë e kujtojnë Djibril Cissen, një sulmues shumë i rrezikshëm, por edhe me stil të veçantë.

Francezi ka luajtur për 12 skuadra në shtatë shtete të ndryshme gjatë karrierës së tij.

Ai njoftoi për pensionimin në vitin 2019 pas një lëndimi të rëndë, por tani është rikthyer dhe po mendon të fillojë përsëri me futbollin.

Ish-sulmuesi i skuadrave të mëdha si Liverpool, Marseille, Lazio apo Panathinaikos thotë se është gati të rikthehet në një skuadër të Ligue 1.

Djibril Cisse. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

38-vjeçari ka shënuar deri më tani 96 gola në elitën e kampionatit francez Ligue 1, dhe kërkon një skuadër të luaj pa u paguar vetëm për të shënuar katër gola.

“E dini si është me sulmuesit. Ne i duam golat me numra të saktë, 25, 50, 75 apo 100”.

Djibril Cisse . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

“Për mua është peng që nuk kam arritur kuotën e 100 golave në Ligue 1. Kam shënuar 96 deri më tani gjatë karrierës sime në Francë”, tha Cisse.

Ai e pranon se po e mundon fakti që ka katër gola më pak se shifra e 100 golave në Ligue 1.

“Më mungojnë katër gola për të arritur numrin 100 dhe kjo më bënë të çmendur”.

Djibril Cisse . (Photo by Louisa Gouliamaki/EuroFootball/Getty Images)

“Unë dua të rikthehem në Ligue 1 për t’i shënuar ata katër gola. Nëse një klub më merr, unë mund t’i shënoj ata katër gola brenda tre ose katër muajve”, deklaroi Cisse për SoFoot.

Ish-reprezentuesi i Francës thotë se do të pranonte të luante pa u paguar fare, vetëm nëse një klub i ofron kontratë.

“Unë jam shumë kokëfortë dhe kur kam një qëllim bëjë gjithçka për ta arritur atë”.

Djibril Cisse. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Jam gati që të rikthehem në fushë dhe të luaj falas, vetëm e vetëm që të arrijë qëllimin tim”.

“Për momentin nuk ka asnjë ofertë, por po pres që të më kontaktoj dikush. Nuk dua para nga klubet dhe kjo nuk përbënë rrezik për asnjë skuadër”, tha veterani francez.

Cisse ka luajtur 208 ndeshje në Ligue 1 gjatë karrierës së tij me skuadrat si Auxerre, Marseille e Bastia, duke shënuar 96 gola e duke bërë 12 asistime.

Djibril Cisse. (Photo by EuroFootball/Getty Images)

Gjithsesi francezi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Liverpoolin, Panathinaikosin, Lazion, Sunderland, QPR, Kuban, Al Gharafa, Yevedron dhe Saint Pierroise. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com