Pep Guardiola anashkalon shumë gjigantë evropianë, zgjedh Liverpoolin si kundërshtarin më të vështirë që është përballur në karrierë

20 Shtator 2019

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në histori të futbollit dhe rezultatet e arritura ndër vite e dëshmojnë këtë. 

Spanjolli e ka nisur karrierën te Barcelona në vitin 2008. Ai fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me klubin katalunas, përfshirë edhe Ligën e  Kampionëve dy herë.

Guardiola është në krye të Manchester Cityt që nga viti 2016, ku sukseset nuk po mungojnë.

Trajneri i njohur është përgjigjur se cila është skuadra më e fortë me të cilën është përballur, duke e zgjedhur Liverpoolin.

“Kundërshtari qe e kemi, e kam thënë shumë herë, kundërshtari më i fortë më të cilët jam përballur në karrierën si trajner është Liverpooli”.

“Nuk janë vetëm fjalë. E kam thënë kur kam qenë para tyre, por edhe pas tyre, kur kam fituar dhe kur kam humbur”.

“Ata kanë gjithçka çfarë i duhet një ekipi në lojë, kundërsulmin, transformimin, mbrojtjen, sulmi dhe mentalitetin. Stadiumin Anfield, shumë gjëra”, ka thënë Guardiola para ndeshjes me Watfordin.

Pep i ka zgjedhur Liverpoolin edhe pse ka luajtur kundër shumë skuadrave si Real Madrid, Juventus, Inter, madje edhe ndaj ish klubit të tij Barcelonës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan