Pep Guardiola e thyen edhe një rekord tjetër

Pep Guardiola nuk rresht së thyeri rekorde në Premier League.

I fundit është fitimi i çmimit “Trajneri i Muajit” për herë të katërt radhazi, si asnjë më parë në historinë e këtij kompeticioni.

Paraqitjet e shkëlqyera të Manchester City-t për muajin dhjetor bënë që spanjolli të dalë sërish më i miri.

“Qytetarët” fituan gjashtë dhe abuzuan një nga shtatë takimet e tyre të luajtura në kampionat, u shënuan 19 gola dhe pësuan vetëm 3.

Pep u shpall trajneri më i mirë edhe në muajt shtator, tetor dhe nëntor.

Antonio Conte e kishte fituar për 3 herë radhazi çmimin “Trajneri i Muajit”.

Interesant është fakti se pavarësisht se Jose Mourinho ka drejtuar për 7 vite në Premier League, ai e ka fituar në total këtë çmim 3 herë, kurse Pep 5 herë.

Rekordin e mban Alex Ferguson me 27 herë të fituar.

Aktualisht City kryeson me 15 pikë më shumë se sa vendi i dytë dhe ka lënë vetëm 4 pikë në total nga nisja e sezonit.

Asnjëherë nuk ka humbur, ndërsa ka barazuar dy herë, kundër Palace-s dhe Everton-it.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan